AKTUALE

Shqiptarët në Amerikë në përkrahje të Malësisë, donacion për automjetin multifunksional

Shqiptarët në Amerikë të prirë nga Agron Dedivanaj ka filluar nismën për blerjen e një automjeti multifunksional për shuarjen e zjareve.

Për ti dalë në ndihmë malësorëve të cilët përballen me shumë sfida, pas shumë takimeve, u morën vesh që ky mjet të modifikohet në mënyrë multifunksionale, në mënyrë që, përveç shuarjes së zjarreve dhe furnizimit me ujë gjatë verës, të përdoret edhe për pastrimin e rrugëve nga bora në dimër, ka shkruar Dedivanaj.

Postimi i tij në fb:

Të nderuar bashkëatdhetarë dhe vendas të Trieshit,

Në emër të grupit organizativ, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë dhe njëkohësisht t’ju ftojmë të bëheni pjesë e një nisme jetike për krahinën tonë, që synon të mbrojë dhe t’i shërbejë komunitetit në mënyrë të qëndrueshme.

Gjatë kësaj vere, Malësia jonë e dashur është përballur me zjarre të shumta që kanë rrezikuar pasurinë natyrore dhe sigurinë e banorëve.
Për t’iu përgjigjur kësaj sfide, një grup bashkëatdhetarësh trieshjanë me banim në Miçigen, Nju Jork dhe Malësi kemi marrë nismën për blerjen e një kamioni për shuarjen e zjarreve, i cili do të shërbejë si mjet emergjent për shuarjen e flakëve dhe për parandalimin e përhapjes së tyre.

Pas disa takimeve, u vendos që ky mjet të modifikohet në mënyrë multifunksionale, në mënyrë që, përveç shuarjes së zjarreve dhe furnizimit me ujë gjatë verës, të përdoret edhe për pastrimin e rrugëve nga bora në dimër.

Për udhëheqjen dhe koordinimin e projektit është krijuar një bord i posaçëm me këta anëtarë:

Noni Nikollaj • Nua Dukaj • Pjetër Lucaj • Prela Cacaj • Prëk Gjeto Gjekaj • Gjokë Dedivanaj • Gjokë Gjolaj • Gjon Gjokaj • Kola i Zef Paloks Cacaj • Kolë Gashaj • Kolë Gjurashaj • Lekë Dukaj • Luigj Cacaj • Kolë Dedivanaj • Marash Micakaj • Mark Gjolaj • Nikoci Lucaj • Agron Dedivanaj.

Në takime me përfaqësuesit e Komunës së Tuzit, si dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë së Malit të Zi, z. Lindon Gjelaj dhe z. Nikë Gjeloshaj, kemi marrë premtimin zyrtar se:

✅ Komuna e Tuzit do të punësojë një shofer dhe një operator vendas për përdorimin dhe mirëmbajtjen e kamionit;
✅ Komuna do të mbulojë shpenzimet e mirëmbajtjes së mjetit në vazhdimësi, me kusht që blerja e kamionit të realizohet nga vetë komuniteti.

Vlera e përgjithshme e projektit është përllogaritur rreth €88,321.11 ku përfshihen:
💧 Blerja e mjetit, transporti dhe dogana;
🔧 Modifikimi teknik për përdorim multifunksional;
🏠 Ndërtimi i një ndërtesë shërbimesh pranë Shtëpisë së Kulturës në Triesh, ku mjeti dhe pajisjet do të ruhen dhe mirëmbahen.

Punët fizike të ndërtimit do të kryhen vullnetarisht nga vendasit, siç është rënë dakord në takimet e zhvilluara në Triesh.

Materiali i ashpër ~€16,604.60
Materiali për banjo dhe kuzhinë ~€754.01
Dyer garazhe, dritare dhe mbrojtëse €11,100.00
Mobile për kuzhinë €1,650.00
Beton ~€11,212.50
Kamioni €24,000.00
Dogana dhe transporti ~€7,000.00
Modifikimi i kamionit ~€16,000.00

Totali=~€88,321.11

Falë bujarisë së donatorëve tanë, deri më tani janë grumbulluar $43,050 dhe €1,000 nga donatorë vullnetarë para daljes publike së projektit.

🙏 Donatorët deri tani:

1. Gjokë Pietri Golaj – 5,000 $
2. Mark Gjolaj – 5,000 $
3. Familja e Gjergj Kole Deds Nikollaj – 2,000 $
4. Jozef Gjolaj – 2,000 $
5. Agron Toma Dedivanaj – 1,000 $
6. Lubo Cacaj – 1,000 $
7. Lekë Zefi Dukaj – 500 $
8. Marash Gjergji Cacaj – 500 $
9. Kolë Leka Gjurashaj – 500 $
10. Marash Nikolla Micakaj – 500 $
11. Gjeto Prëka Gjekaj – 500 $
12. Kolë Novi Dedivanaj – 500 $
13. Martin Gjeloshaj – 300 $
14. Zef Doda Gjolaj – 5,000 $
15. Anton Gjergji Gjurashaj – 500 $
16. Doke dhe Kolë Martini Gjurashaj – 500 $
17. Robert Kola Nikprelaj – 1,000 $
18. Tomë Vata Gjurashaj – 250 $
19. Rrok Zefi Lucaj – 1,000 $
20. Anton Doda Dukaj – 300 $
21. Gjon Toma Dukaj – 300 $
22. Mark Zefi Dedivanaj – 500 $
23. Fondi Humanitar Trieshi – 3,000 $
24. Gjon Gjokaj – 1,000 $
25. Vëllezërit Lucaj (Gjoka, Marku dhe Pjetri) – 3,000 $
26. Kolë Zefi Cacaj – 1,000 $
27. Shtjefen Kola Lekoçaj – 500 $
28. Nikollë Marku Lucaj – 500 $
29. Gjeto Gjoni Gjonlekaj – 500 $
30. Gjergj Pjetri Lucaj – 1,000 $
31. Prëk Lekë Pjetri Lucaj – 1,000 $
32. Kolë e Zefi Gashaj – 500 $
33. Gjergj Zefi Dedivanaj – 1,000 $
34. Viktor Noli Dedivanaj – 300 $
35. Mark Deda Dedivanaj – 300 $
36. Majo Memçaj – 1,000 €
Si dhe shërbimin administrativ për ta sjellur kamionin në Malësi është duke e bërë falas.
37. Nua Kola Dukaj – 500 $
38. Familja e Fran Doks Dedivanaj – 300 $
39. Mark Dushaj ka bërë tërë projektin arkitektural, falas!

(Shënim: Shumat janë shënuar sipas kontributit origjinal në $ apo €.)

🔎 Transparencë dhe përgjegjësi

Çdo donacion, pavarësisht vlerës, do të publikohet rregullisht në kanalet publike të komunikimit;
📑 Çdo transaksion do të shoqërohet me faturë dhe dokumentacion të plotë ligjor, për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie të plotë.

Çdo kontribut, sado i vogël, është një akt fisnik që ndihmon në mbrojtjen e vendlindjes sonë dhe në përmbushjen e shërbimeve themelore që kërkon koha.

Qoftë edhe $0.01, jemi të vetëdijshëm se është diçka që e ndani nga familja juaj – prandaj jemi më tepër se mirënjohës për kontributin tuaj.

🤝 Le të qëndrojmë të bashkuar dhe ta realizojmë së bashku këtë nismë, që i jep Trieshit siguri dhe mjete bashkëkohore për t’u përballur me sfidat e natyrës dhe të kohës.

📞 Për të kontribuar, kontaktoni disa nga përfaqësuesit e grupit organizativ në Miçigen, Nju Jork ose Malësi.

Miçigen:

-Noni Nikollaj 586-604-3577
-Kolë Gjurashaj 313-999-8125
-Marash Micakaj 586-864-8803
-Kolë Dedivanaj 586-295-9007

Nju Jork:

-Kolë Zefi Cacaj 917-667-7471
-Gjonë Gjokaj 917-741-8600
-Pjetër Lucaj 914-557-4864

Malësi:

-Mark Gjolaj +382 67 248 510
-Gjokë Dedivanaj +382 69 989 781

Për udhëheqjen e punëve dhe ndërtimin e ndërtesës në fjalë:

-Lubo Lucaj
-Ivan Gjonaj
-Mark Gjeloshaj
-Simon Dukaj
-Gjokë Lucaj
-Nikollë Lekoçaj
-Nikolla Nikollaj
-Fran Zeli Gjokaj

Me respekt dhe mirënjohje,
Grupi i Bashkëatdhetarëve të Trieshit
(Miçigen – Nju Jork – Malësi

Related posts

Komandanti i logjistikës së brigadës 115 të UÇK-së Azbi Nuredini i bashkohet LD-së, Mexhti: Ndryshimi bëhet më persona kombëtarë

Gjyla Halili

Nedellkov: Mbi 500 edukatore punojnë me status të pazgjidhur

Gjyla Halili

“Poligraf”: Dezinformatë është se përveç Vankovskës, kandidatët për president nuk kanë program

Gjyla Halili