AKTUALE

Bdi Tetovë më e fortë se kurrë/ Uragani i fitores së 19 tetorit gati

Struktura politike dhe personalitete të larta kanë qëndruar sot në Selinë e BDI-së në Tetovë, ndërkaq kanë takuar edhe kandidatin e AKI-t për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi.

Të pranishëm kanë qenë një numër i madh i njerëzve me ndikim, ndërkaq kjo dha mesazhin se BDI në Tetovë po merr mbështetje të madhe si asnjëherë më parë.

Për këtë, Rexhepi vlerëson se kontributi i tyre është i domosdoshëm për fitoren e madhe më 19 tetor.

“Takim me struktura politike dhe personalitete që kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në institucione dhe në Bashkimin Demokratik për Integrim.

BDI është struktura më e fortë dhe më e organizuar politike e shqiptarëve në vend. Kontributi i secilit është i domosdoshëm për fitoren e madhe të 19 Tetorit, me të cilën do ta kthejmë dinjitetin e humbur të Tetovës dhe tetovarëve.
#BashkëPërTetovën ✅“, shkruan Rexhepi.

Banner

Related posts

Dauti nga Negotina: ASH nuk ka aktivist kibernetik

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: BDI po lëkundet, Lëvizja Demokratike kalon nga defanziva në ofenzivë

Gjyla Halili

Emir Sulejmani viziton Leshnicën e Poshtme dhe atë të Epërme: Zhelina po zgjohet, fshat pas fshati, ndryshimi është afër!

Gjyla Halili