AKTUALE

Bajram Rexhepi takon misionin e OSCE-ODIHR: Garantojmë proces zgjedhor të lirë dhe demokratik në Tetovë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim të frytshëm me përfaqësuesit e Misionit të OSCE-ODIHR në Maqedoninë e Veriut, mes të cilëve Ambasadorin Matteo Mecacci, znj. Sheila Jaghab dhe z. Giuliano Salis.

Në këtë takim u diskutua rëndësia e garantimit të një procesi zgjedhor të lirë, demokratik dhe të ndershëm, ku çdo qytetar të ketë mundësi të ushtrojë votën e tij pa presione dhe shantazhe politike. Rexhepi siguroi përfaqësuesit e ODIHR-it se AKI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për një fushatë të qetë, të zhvilluar në frymën e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

“Vullneti i qytetarëve është i pacënueshëm dhe i patjetërsueshëm,” deklaroi Bajram Rexhepi, duke theksuar angazhimin e tij personal dhe të partisë për një garë zgjedhore me standarde evropiane.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe forcimit të besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor në Tetovë.

Banner

Related posts

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit nis brenda vitit, pritet ratifikimi i huas së BERZH-it prej 98.75 milionë eurosh

Gjyla Halili

Dr. Bujar Osmani iftar me Forumin e Gruas në Gostivar

Gjyla Halili

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me sekretarin e përgjithshëm e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Amer Kapetanoviq

Gjyla Halili