AKTUALE

Bajram Rexhepi: Sportistët e Tetovës viktimë e shantazheve politike – Fusha e futbollit është uzurpuar, fëmijët detyrohen të luajnë në Gostivar

Banner

Kandidati i Aleancës pë Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të komunitetit sportiv në qytet, ku u njoh nga afër me problemet që po përjetojnë sportistët, veçanërisht të rinjtë.

Sipas Rexhepit, sporti në Tetovë është bërë viktimë e shantazheve dhe inateve politike nga pushteti aktual, të cilin ai e cilësoi si “klikë që po numëron ditët e fundit”.

“Mbi 900 fëmijë të Ligës së Fëmijëve në futboll detyrohen të shkojnë në Gostivar për të zhvilluar ndeshjet kampionale, vetëm sepse fusha e futbollit te qendra sportive në Tetovë është shndërruar në pronë private nga kjo garniturë keqbërëse,” deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se në programin e tij për Tetovën, sporti zë një vend qendror, duke premtuar:

Ndërtimin e një qendre multifunksionale moderne, terrene sportive të hapura në çdo lagje,
dhe mbështetje të vërtetë për klubet dhe sportistët e rinj.

“Sporti është për fëmijët, si parakusht për një të ardhme të shëndoshë – jo për pazare politike,” përfundoi kandidati i AKI-së.

Banner

Related posts

Osmani në Pragë në takim joformal ministror të NATO-s

Gjyla Halili

Gjysma e grupi parlamentar jashtë Kuvendit/ Tre deputetë të PD përjashtohen 10 ditë, ja vendimi për tre të tjerët (Emrat)

admin

A është i gatshëm Taravari t’i kërkojë falje Selës, për hir të bashkëpunimit në FE?

Gjyla Halili