AKTUALE

Lloga: Zëvendëskryeministrit xhentellmen i janë ngatëruar konceptet e centralizimit dhe decentralizimit

Banner

Ish ministri i drtejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj zëvendës kryeministrit Izet Mexhiti rreth procesit të decentralizimit.
Tregoni ZVKMP-së dhe jo vetëm, se në vend nuk është zhvilluar asnjë proces i decentralizimit, dhe as që ka një nismë të tillë ligjore. Dhënia e disa mjeteve nga kredia hungareze nuk përbën decentralizim, por përkundrazi tregon se vazhdon procesi i centralizimit. Dallimi midis tyre është shumë i madh, si në doktrinë e ligjërim, ashtu edhe në zbatim.
Duhet kuptuar se decentralizimi është transferimi i kompetencave, përgjegjësive dhe burimeve nga pushteti qendror tek pushteti vendor, duke i siguruar këtij të fundit autonomi politike, administrative dhe financiare në zbatimin e programeve dhe menaxhimin e zhvillimit lokal. Ndërsa, ajo që bën qeveria ka të bëjë me zbatimin e politikave të paracaktuara të qeverisë, sëbashkë me mjetet financiare të caktuara e që nuk janë burim i përhershëm i të ardhurave.
Abuzimi ose lajthitja nga ana e eksponentëve shqiptarë në qeverisjen qendrore tregon për nivelin e përgatitjes apo mospërgatitjes profesionale, ose manipulimit për efekte zgjedhore.
P.S. Mjetet që janë ndarë nga kredia hungareze (formula e shperndarjes diskriminoi komunat në Maqedoninë Perëndimore) janë para të marra nga xhepat e qytetarët e RMV-së, e që duhet ti kthejmë ne sëbashku me fëmijët tanë, jo para te vmros apo vasëleve të tyre.

Banner

Related posts

Kryeparlamentari Xhaferi flet para të pranishmëve në Konferencën vjetore të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE

admin

Dimitrievski: Korridori 8 lidh vetëm një linjë Shkup-Prishtinë-Tiranë, a është përvijim i hartës së Iliridës

admin

Valentin Lumaj:Shoqata “Jehona e Malësisë”dhe kryetari i saj,Vilson Sinishtaj shembull i lobimit të çështjes shqiptare në shtetin Amerikan

admin