AKTUALE

Rexhepi dhe Ademi në turneun ndërkombëtar të karatesë “Tetova Open 2025”

Sot bashkë me Asafin pata kënaqësinë të jem mes të rinjve në turneun ndërkombëtar të karatesë “Tetova Open 2025” të organizuar nga klubi i karatesë FATI – Tetovë.
Energjia, pasioni dhe disiplina e sportistëve të rinj janë frymëzim për të gjithë ne.
Fatkeqësisht, prej 4 vitesh sporti në qytetin tonë është lënë pas dore. Stadium i rrënuar dhe i papërfunduar, qendra sportive jofunskionale dhe mungesë hapësirash për sport dhe rekreim për të rinjtë.
Në programin tonë, sporti zë vend të veçantë: qendra të reja sportive, terrene të hapura në çdo lagje, klube sportive nëpër shkolla dhe mbështetje për talentet e rinj që e përfaqësojnë Tetovën.
Një rini aktive është rini e shëndoshë!
#BashkëPërTetovën ✅

Banner

Related posts

Deti, rëra, Dielli, do të kthehen në një mall shumë të shtrenjtë për shqiptarët, me këtë bumin e pleqve italianë

admin

“Arabia Saudite pa shami”

Gjyla Halili

Ahmeti për deklaratën e Kurtit mbi gjuhën shqipe në MV: Uroj që të reflektojë, ka shkaktuar indinjatë tek qytetarët

Gjyla Halili