AKTUALE

VMRO: Osmani shpik skenarë, BDI dhe LSDM në panik

VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kandidatit të BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, duke vlerësuar se pretendimet e tij për “emisarë” nga opozita janë “trillime dhe skenarë që ekzistojnë vetëm në fantazinë e tij”.

“Me deklarata të tilla, Osmani përpiqet të fshehë panikun në të cilin ndodhen BDI dhe LSDM para humbjes së sigurt zgjedhore. Truket e vogla të ‘kontit nga Zajazi’ nuk kalojnë as në kopsht fëmijësh”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia e Mickoskit theksojnë se e vetmja porosi që sjellin përfaqësuesit e tyre është thirrja për përgjegjësi ndaj, siç i quajtën ata, “kartelit kriminal BDI-LSDM”.

“Osmani sot nuk është gjë tjetër veçse zëdhënësi i fundit i kartelit që qytetarët e kanë njohur prej kohësh. Por mbrojtja e tij është e kotë – nuk ka më pazare dhe ndërhyrje politike prapa shpinës së popullit”, shtojnë nga opozita.

Sipas VMRO-DPMNE-së, zgjedhjet lokale të tetorit do të jenë “dënim i qartë nga qytetarët”, të cilët do t’i dërgojnë BDI-në dhe LSDM-në në “pension politik”.

Related posts

Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 

admin

Profesorë nga Universiteti i Teknologjisë në Lodz të Polonisë e vizituan Universitetin e Tetovës

Gjyla Halili

Ziadin Sela ndahet nga AKI-ja dhe Fronti Europian

Gjyla Halili