AKTUALE

Tribunë: “Parandalim dhe mbrojtje ndaj fëmijëve nga keqpërdorimi digjital dhe CSAM”

Në Shkup sot do të zhvillohet tribunë publike “Parandalimi dhe mbrojtja e fëmijëve nga keqpërdorimi digjital dhe CSAM” kushtuar mbrojtjes së fëmijëve nga keqpërdorimi seksual onlajn dhe materialet e lidhura me keqpërdorimin seksual të fëmijëve (CSAM) – si një nga sfidat më serioze në epokën digjitale.

Tribuna ka për qëllim të ofrojë analizë gjithëpërfshirëse të gjendjes aktuale në nivel kombëtar, të hap një hapësirë gjithëpërfshirëse për dialog dhe shkëmbim të përvojave në terren dhe para së gjithash të angazhojë të gjitha palët e interesuara dhe aktorët përkatës në procesin e krijimit të hapave konkret dhe të qëndrueshëm drejt përparimit në kuadër ligjor, theksohet në kumtesën e Ambasadës së parë të fëmijëve Megjashi.

Në vend, CSAM mbetet një sferë jo mjaftueshëm e diskutuar, analizuar dhe rregulluar. Edhe pse ekzistojnë dispozita ligjore, ato shpesh nuk janë në përputhje me standardet evropiane, ndërsa koordinimi institucional është i ngurtë në parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në hapësirën digjitale. Është i nevojshëm një definicion i qartë, parandalim sistemik dhe mekanizëm efektiv për mbështetjen e viktimave”, theksojnë nga atje.

Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues nga shërbimet profesionale të shkollave, stafi mësimdhënës dhe nxënës, si dhe përfaqësues nga ministritë kompetente në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve. Në kuadër të diskutimit, njohuritë dhe perspektivat e tyre profesionale do të ndajnë përfaqësues nga institucione kompetente që kanë rëndësi të jashtëzakonshme në fushën e CSAM.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit ndërkombëtarë TOMAS- Towards Uniformed Legislation Against CSAM i cili ka për qëllim të inkurajojë harmonizimin e ligjvënësit në rajon, me qëllim parandalimin, identifikimin dhe sanksionimin më efikas të këtyre veprave penale. Koordinator kombëtar i projektit është Ambasada e parë e fëmijëve në botë – Megjashi e cila më shumë se tre dekada mbron të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve.

Related posts

Takimi me liderët e VLEN-it, kryeministria: Bisedat vazhdojnë

Gjyla Halili

Vazhdon “Roja e gjuhës” para Kushtetueses, Ajdari: Do të jemi këtu, për të ndjekur nga afër vendimin! E pashpjegueshme se si disa politikanë “e dinë se çfarë do të ndodhë”

Gjyla Halili

Diell dhe vranësira, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

admin