AKTUALE

Krenar Lloga: Mickoski po përjashton shqiptarët dhe po qeveris me arrogancë të rrezikshme!

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj qasjes aktuale të qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Në një deklaratë të publikuar sot, Lloga vlerëson se një nga problemet më të mëdha të politikës vendore është mentaliteti për ta trajtuar opozitën si armik, një praktikë që, sipas tij, po rikthehet fuqishëm nën drejtimin aktual.

“Në vend të ndërtimit të një fryme bashkëpunimi, diskursi politik i qeverisë, veçanërisht i kryeministrit, është i mbushur me prepotencë, përjashtim, agresivitet dhe arrogancë,” deklaron Lloga, duke shtuar se kjo qasje bie ndesh me nevojën për konsensus, veçanërisht në proceset kyçe si ndryshimet kushtetuese dhe integrimi europian.

Ish-ministri i Drejtësisë theksoi se gjatë kohës së tij në këtë post, kishte ofruar hapësira reale për përfshirjen e opozitës në proceset ligjvënëse, por ato u bojkotuan. Ai thekson se e kishte shpresuar që, një ditë, opozita do ta kthente këtë mësim demokratik në praktikë pozitive – por, përkundrazi, VMRO-DPMNE vazhdon me një model përjashtues dhe arrogant.

Banner

Related posts

Osmani për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Qytetarët janë të lirë, vendosin ata

Gjyla Halili

Bekteshi: Ahmeti së shpejti do të zbulojë mekanizmat për mbrojtjen e legjitimitetit të shqiptarëve

Gjyla Halili

Grubi: Pavarësia e Kosovës, drejtësi e vendosur në vend, triumf i një kauze të pastër për liri

Gjyla Halili