AKTUALE

Rina Ajdari: Dështimet paraqiten si “arritje historike” nga kjo qeveri

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim përmes një postimi ka reaguar ndaj reklamave të qeverisë përmes të cilave po mundohen të fshehin poshtërimin dhe defaktorizimin e shqiptarëve në institucionet e vendit duke pariqitur këto dështime si arritje historike.

Ja postimi i plotë:

Qeveria aktuale ka arritur të zhvillojë një “aftësi” të veçantë, çdo dështim ta kthejë në “arritje historike”. Ky është një laborator i vërtetë i propagandës politike, ku transformohen faktet e riciklohen dështimet dhe të njejtat shiten si suksese.
Ky fenomen duket se është strategji e qëllimshme për të mbuluar mungesën e rezultateve reale.
Lista e shembujve është e gjatë dhe e rëndë:
– Nënçmimi: pamë politikan që i kërkojnë falje kryeministrit vetëm pse e bëjnë simbolin e shqiponjës, sikur ai të ishte akt i ndaluar. Shembull i frikshëm i kompleksit politik dhe mungesës së dinjitetit kombëtar.
– Korrupsioni: derisa në fjalime dënohet me tone të ashpra, në praktikë tenderat ndahen për biznese private.
-Dezinformimi i opinionit: qytetarët bombardohen çdo ditë me deklarata që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, vetëm për të justifikuar qëndrimin e tyre në pushtet dhe shfrytëzimin e burrimeve publike.
-Veprat e kundërligjshme: dëshmitë nga terreni flasin për aktivizim të strukturave për blerjen e votës, duke e dëmtuar procesin demokratik.
– Përjashtimi dhe refuzimi sistematik: në shënimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHtetet e Bashkuara të Amerilës, mungesa e plotë e përfaqësuesve shqiptarë në qeveri ishte një mesazh i qartë se për çështjet strategjike shqiptari nuk ka vend në tavolinë.
– Heshtja për votimin në OKB: kur Maqedonia e Veriut votoi bashkë me Serbinë kundër kërkesës së Polonisë për mbrojtje nga rreziku rus, qeveria zgjodhi heshtjen. Një akt i tillë meritonte sqarim të qartë për qytetarët.
-Relativizimi i historisë: së fundi, dëgjuam nga eksponentë të lartë të pushtetit se edhe lufta e vitit 2001 paska qenë “e kotë”, duke fyer kujtesën kolektive dhe sakrificën e atyre që luftuan dhe dhanë jetën për avansimin e të drejtave të shqiptarëve.
-Mashtrimi: zv.kryeministri i parë në një intervistë, sot deklaron se e kanë sjellë ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, një e pavërtetë e madhe.

Duke qenë dëshmitarë të zhvillimeve politike, as nuk habitemi e as nuk pyesim, por konstatojmë se ky pushtet ka marrë teposhtën; përfaqësuesit shqiptarë në qeveri nuk ju shërbejnë shqiptarëve; ky shtet ka devijuar që moti nga rruga euroatlantike dhe se shqiptarët (të gjindur në mes të këtij kaosi) nuk guxojnë të heshtin sepse heshtja do të thotë legjitimim i kësaj situate që është një hipokrizi politike e nivelit më të lartë, një kombinim i propagandës, klientelizmit dhe mungesës së përgjegjësisë.

#Tetorireferendumpërshqiptarët

Related posts

SHBA: I mbështesim të gjitha përpjekjet për hetim të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Qeveria: Ratifikimi i Marrëveshjes për FRONTEKS-in është shprehje e përkushtimit tonë për mbrojtjen e kufijve

admin

Ahmeti: Kryeministrin e bëmë ne, do ta bëjmë edhe Presidentin e parë shqiptar

Gjyla Halili