AKTUALE

Nikollë Camaj uron Niko Peleshi për zgjedhjen kryetar i kuvendit të Shqipërisë

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi, më gëzoi dhe më paraqet rast të veçantë për ta përgëzuar. Prandaj dëshiroj t’i përcjell urimet më të përzemërta për besimin që i është e dhënë dhe të shpreh besimin se këtë detyrë të lartë do ta ushtrojë me përgjegjësi, në frymën e demokracisë dhe bashkëpunimit, siç vepronte edhe drejtuesja e mëparshme, z. Elisa Spiropali. Atë, pata rastin ta takoja gjatë aktiviteteve ndërkombëtare, prandaj shfrytëzoj rastin që edhe atë ta përgëzoj, për pozitën e paralajmëruar në Qeverinë e re, që pritet të zgjidhet këtë javë.

Më gëzon fakti që Shqipëria, pas zgjedhjeve të fundit, po vazhdon të ndërtojë dhe të forcojë institucionet e saj, që paralajmërojnë praktika të reja dhe hapa përpara në raportet ndërshqiptare dhe ndërkombëtar.

Një gjë të tillë sikur e paraqet edhe risia në fillimin e formimit të Qeverisë me Diellën, ministren e parë në botë, të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Në mbyllje edhe njëherë e uroj për pozitën e merituar Kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi.
Fillim të mbarë!

Nikollë Camaj, nënkryetar i Kuvendit të Mali të Zi

Banner

Related posts

Borrell: Evropa e njeh Bujar Osmanin si lider që ka sjellë rezultate

Gjyla Halili

Këto pije duhet t’i shmangni kur vapa është në kulmin e saj

admin

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane sot mblidhen në Tirana, për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Gjyla Halili