SPORT

Ozil me rrëfim interesant për Ronaldon

Mesut Ozil dhe Cristiano Ronaldo kaluan disa sezone të paharrueshme së bashku në Madrid.

Padyshim që ka respekt të ndërsjellë mes gjermanit dhe portugezit, por kur një tifoz e pyeti Ozil u përgjigj kështu:

Fansi: “Si është të luash me Cristiano Ronaldon?”

Ozil: Pyete, ai ka luajtur me mua.

Në vitin 2016, duke qenë lojtar i Arsenalit, Mesut Ozil kishte plot komplimente për ish-shokun e tij te Real Madrid: “Cristiano Ronaldo është sigurisht shumë ambicioz, por unë jam saktësisht i njëjti. Unë jam gjithashtu një perfeksionist në fushë. Unë dua të jem i suksesshëm në çdo gjë që bëj. Kur luajta me Ronaldon te Real Madrid, pashë se ai donte të fitonte kudo që të ishte e mundur, edhe në terrenin stërvitor. Ai kurrë nuk është i kënaqur dhe gjithmonë përpiqet për më shumë. Ai gjithmonë synon tituj të rinj dhe nuk ka shumë lojtarë që kanë një qëndrim të tillë. Personalisht, nuk jam aq i uritur për gola sa Ronaldo. Por është normale. Ai është një sulmues. Për mua, një gol apo një asistim është e njëjta gjë. Të dy ju sjellin fitore”.

Cristiano Ronaldo e quajti Ozilin shokun më të mirë: “Ozil është një lojtar fantastik. Njerëz si ai janë të paktë”.

Mesut Ozil ishte një nga ata që u përpoqën të mbronin portugezin kur ai dështoi te United. Në dhjetor 2022, menjëherë pas një interviste me Piers Morgan, mesfushori shkroi në rrjetet sociale:

“Vërtet nuk e kuptoj nga vjen gjithë ky negativitet i vazhdueshëm ndaj Ronaldos nga shtypi. Mediat thjesht po përpiqen të marrin klikime dhe shikime. Ekspertët që nuk kanë më karrierë duan të tërheqin vëmendjen te vetja dhe t’i hedhin në një dritë negative. Ai është rreth 38 vjeç. Çfarë është kaq befasuese që ai nuk shënon më 50 gola në sezon? Çdo tifoz futbolli duhet të jetë i lumtur të shohë Ronaldon duke luajtur futboll të klasit botëror për 20 vjet. Nuk mendoj se dikush nga brezi i ri do të mund të arrijë performancën e tij. Ai do të jetë përgjithmonë një nga më të mirët.

Related posts

Peja fiton bindshëm ndaj kampionit

admin

Ish-trajneri i Liverpool për Nunez: Ngjason me Torresin

admin

Arabët nuk ndalen – Kreu

admin

Leave a Comment