AKTUALE

“Kombi shqiptar duhet ti jetë përjetë mirënjohës Amerikës”

Federatën Vatra e vizitoi patrioti nga Kosova z.Pren Marleku i cili shoqërohej nga atdhetari z.Lekë Gojani. Përgjatë takimit vëllazëror u diskutuan çështje të kontributit të mërgatës së Amerikës në dobi të çështjes kombëtare dhe u vu theksi te ruajtja e bashkëpunimit e miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mirënjohja ndaj aleatit të kombit shqiptar. Sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj në fjalën e mirëseardhjes shpjegoi historinë e Vatrës si institucioni udhëheqës i patriotizmës dhe atdhetarisë në diasporë, përpjekjet për komunitetin shqiptar në Amerikë dhe punën për trashëgiminë tek brezat e rinj e pasurisë kombëtare e shpirtërore vatrane. I shoqëruar nga Lekë Gojani, Pren Marleku koordinator me vendet perëndimore i shoqatës “Shqiptaria” analizoi në Vatër proceset politike dhe kulturore të shqiptarëve dhe rrugëtimin e shtetit të Kosovës pas luftës deri në ditët e sotme, përpjekjet për promovimin e vlerave kombëtare dhe aktivitetet atdhetare në shërbim të kulturës kombëtare. Rreth proceseve kombëtare dhe kontributit të Amerikës e Vatrës për kombin tonë diskutoi vatrani historik Marjan Cubi.

Banner

Related posts

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York organizon mbrëmje kulturore me shfaqjen e dokumentarit “Narhelmi – Fshati piktoresk i bashkëjetesës”

Gjyla Halili

Kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Michigan, Toni Gojçaj, në mbështetje të kandidaturës së Renis Nushajt për Senat

Gjyla Halili

Sindikata e SPOGJ thotë se nuk do të qëndrojnë duarkryq

Gjyla Halili