AKTUALE

Bashkëluftëtarët: Larg mashtrimeve të VLEN-it, rikthim te ideali i Ali Ahmetit

Sot, në selinë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup, u mblodhën bashkëluftëtarët e lavdishëm të lirisë nga Kumanova, së bashku me gjeneratën e re, për të rikujtuar rrënjët e sakrificës dhe rezistencës shqiptare.

Në këtë tubim, Sefedin Rexhepi nga Kumanova, kryeshef i batalionit të brigadës 113 për logjistikë, theksoi se rikthimi te gjeneza e lirisë, te BDI-ja dhe te misioni i liderit Ali Ahmeti, është akt i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit kombëtar dhe për forcimin e themeleve të ardhmërisë.

Prania e të rinjve në këtë aktivitet u vlerësua si dëshmia më e fortë se ideali i kombit nuk shuhet, nuk blihet e as nuk shitet – përkundrazi, ai mbetet frymëzim dhe obligim për brezat që vijnë.

Pas mbledhjes në seli, takimi vazhdoi në konakun e Abedin Zharkut – Bablokut, ku u vulos besa dhe respekti që lidh brez pas brezi.

Ky ishte edhe një mesazh i qartë politik: sakrifica e djeshme është garanci e së ardhmes. Për këtë arsye, bashkëluftëtarët deklaruan se janë larguar nga mashtrimet e VLEN-it dhe politika e zbrazët e interesave të ngushta, duke u rikthyer aty ku gjaku i dëshmorëve nuk përdhoset dhe ku ideali kombëtar qëndron mbi çdo interes personal.

Uniteti rreth BDI-së, sipas tyre, është garancia më e fortë se sakrifica e bërë nuk do të tjetërsohet, por do të mbetet themel i fuqishëm i së ardhmes së përbashkët.

Banner

Related posts

Petrovska: Maqedonia do të dërgojë në Turqi 22 forca speciale, një qen kërkimi dhe ndihma humanitare

admin

Nikollovski pas thirrjes për luftë tani kërkon 61 deputetë kundër shqiptarëve

admin

Rritje dhe rënie në bujqësi gjatë vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili