AKTUALE

Blerim Hiseni në krye të listës së BDI-së në Kumanovë – fillon epoka e re politike për shqiptarët!

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Kumanovë, ka shpallur listën fituese të kandidatëve për Këshilltarë në Komunën e Kumanovës.

Kësaj here, BDI ka marrë një vendim historik duke e besuar bartjen e listës një figure mbipartiake dhe të respektuar: intelektualit, gazetarit dhe opinionistit politik Blerim Hiseni, një intelektual i dëshmuar që gëzon autoritet dhe besim të gjerë shoqëror, përtej partive politike.

Në krah të tij, në listën fituese të AKI-së, nga radhët e BDI-së janë përzgjedhur edhe personalitete të njohura si Shpresa Rexhepi, Shemsi Murati, Mentor Hamziu, Arlinda Xhemaili dhe shumë të tjerë, të cilët do të kontribuojnë fuqishëm në këtë garë.

Me këtë përbërje të fuqishme, BDI synon një fitore historike që do ti kthejë shqiptarët në faktor vendimtar në komunën e Kumanovës, duke ua kthyer dinjitetin shqiptarëve në përgjithësi.

Banner

Related posts

Lladrovci falënderon Ramën për shënimin e përvjetorit të lindjes së heroit dhe heroinës, Fehmiut e Xhevës

Gjyla Halili

Kapja e Kulturës, Klientelizëm dhe Turp Kombëtar

Gjyla Halili

Konferencë e parë rajonale për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar

Gjyla Halili