AKTUALE

Arbër Ademi: Ministrja serbe mohoi masakrat ndaj shqiptarëve, VMRO dhe VLEN heshtin

Deputeti i BDI-së, Arber Ademi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të ministres serbe, e cila sipas tij, tenton të paraqesë pushtimin si “çlirim” dhe del me akuza të drejtpërdrejta ndaj BDI-së, duke mohuar dhunën dhe masakrat ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë.

Ademi vë në dukje se VMRO-DPMNE dhe VLEN heshtin, duke u bërë, sipas tij, palë me projektet e “botës serbe”. Ai thekson se BDI do të mbetet e palëkundur në mbrojtje të orientimit euroatlantik, barazisë ndëretnike dhe të vërtetës historike të vendit.

“Ministrja serbe jo vetëm që tenton të paraqesë pushtimin si “çlirim”, por tashmë del edhe me akuza të drejtpërdrejta ndaj BDI-së, duke mohuar dhunën dhe masakrat ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë.
VMRO-DPMNE dhe VLEN heshtin, duke u bërë palë me projektet e “botës serbe”.
BDI do të mbetet e palëkundur në mbrojtje të orientimit euroatlantik, barazisë ndëretnike dhe të vërtetës historike të vendit”, shkruan Osmani.

https://www.facebook.com/share/r/1AaXAHw95Y/

Related posts

3 Fitness goals you need to ditch immediately, according to a pro

admin

Debati i komisionit kuvendor për planin vjetor të punës së AOT-së

Gjyla Halili

Një ditë para vizitës së Kallas në Shkup, Rokas takim-mëngjesi me Xhaferin

Gjyla Halili