AKTUALE

Ali Ahmeti takon veteranët e LPK-së: “Nuk harrojmë luftëtarin, çlirimtarin, dëshmorin”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim të veçantë me veteranët e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), ku u rikthye vëmendja te rrugëtimi historik i lirisë dhe sakrificës së brezave që u vunë në shërbim të çështjes kombëtare.

Në fjalën e tij, Ahmeti tha se malësorët kanë besë, fjalë dhe nder, duke kujtuar mikpritjen dhe respektin që i bëhej luftëtarit e udhëtarit. Ai nënvizoi se luftëtarët e lirisë nuk duhet harruar kurrë, sepse “pushka, gjaku dhe dëshmori kujtohen, nuk tradhtohen e nuk harrohen”.

Në këtë takim u përmend edhe figura e Abazit, një prej bashkëluftëtarëve të Betimit të Madh, i cili udhëhoqi sektorë të rëndësishëm në LPRK dhe mbeti një shembull i vendosmërisë për fitore pa kompromis.

Ali Ahmeti, duke e quajtur veten vazhdues të amanetit të atyre që u sakrifikuan për liri, u shpreh se sot, në paqe, shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të forcojnë rrugën e integrimit e të zhvillimit.

Banner

Related posts

Temperaturat e mëngjesit nën zero, më ftohtë në Kodrën e Diellit

Gjyla Halili

FAKIRI  NË SISTEMIN E SUFIZMIT EKLEKTIK

Gjyla Halili

Ministria e Administratës Publike nuk e ka gati raportin vjetor në të cilin duhet të publikohen të dhëna për strukturën e administratës publike

Gjyla Halili