AKTUALE

Mbledhje e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AZ-së

Komisioni kuvendor për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë për Zbulim (AZ) do të mbajë mbledhje sot, në rend të ditës së së cilës është Propozimi për konkluzionin për kryerjen e mbikëqyrjes së punës së ASK-së.

Komisioni duhet të kryesohet nga kryetari i Komisionit, Skender Rexhepi, sipas marrëveshjes së arritur nga anëtarët e Komisionit dhe për këtë është informuar edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Ata arritën vetë një marrëveshje dhe unë e respektoj këtë”, tha dje kryetari i Kuvendit në një konferencë për shtyp me gazetarët.

Pas mbledhjes, anëtarët e Komisionit që kanë certifikatë sigurie do të shkojnë në një vizitë mbikëqyrëse në ASK.

Mbledhja e Komisionit u thirr me propozim të deputetit Lupço Prenxhov pasi në opinion doli informacioni se ASK në periudhën nga viti 2019 deri më 2024 kishte përgjuar kryeministrin Hristijan Mickoski, atëherë ish lider i opozitës, gazetarë dhe biznesmenë.

Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, në një deklaratë për mediat tha se i gjithë dokumentacioni është dërguar në Prokurori, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar disa herë se pret që Prokuroria të veprojë.

Nga opozita kërkojnë të deklasifikojë dokumentacionin ndërsa siç kanë njoftuar, në konferenca për shtyp do të shpallin të vërtetën rreth çështjes së ASK-së.

Kryeministri Mickoski, në fjalimin e tij në festën qendrore me rastin e Ditës së pavarësisë, tha se nuk bëhet fjalë nëse materialet do të deklasifikohen, por pyetja e vërtetë është se si të parandalohen abuzimet. Sipas Mickoskit, duhet të ketë përgjegjësi.

Related posts

Nikollë Camaj uron Niko Peleshi për zgjedhjen kryetar i kuvendit të Shqipërisë

Gjyla Halili

Ministria e Drejtësisë: Lloga ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit

Gjyla Halili

Drejtori i Ansamblit shqiptar në RMV z.Shkodran Tolaj dhe drejrori i ansamblit „Shota“ nga Kosova z.Mehmed Xhemajli të ftuar në manifestimin „ Familja Ballkanike“ në Akademinë e Shkencave në Sofje

admin