AKTUALE

Bujar Osmani: Pas njëzet vitesh shkatërrim të komunës, tani kërkon edhe katër!

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, drejtpërdrejt e theksoi gjendjen katastrofale në menaxhimin e komunës gjatë dy dekadave të fundit.

“Njëzet vite keni një njeri që ka udhëheq me komunën. Njëzet vite. Dhe pas njëzet viteve, kërkon edhe katër. A ka ndonjë që beson se ndoshta në ato katër vite do të bëjë më mirë se sa në njëzet vitet e kaluara?”, pyeti Osmani.

Ai i ftoi qytetarët të përballen me realitetin.

“Çairi është komuna më e parregullt në Shkup. Ka kaosin më të madh urban. Këtë nuk e them unë, por parametrat e publikuara, të dhënat zyrtare”, tha Osmani.

Osmani veçanërisht u ndal te mungesa skandaloze e transparencës në punën e komunës.

“Çairi është komuna më jotransparente. Nuk ka asnjë informacion se si shpenzohen paratë publike. Përveç një informacioni: që paguhen 720 kontrata fiktive çdo muaj nga taksat tuaja. Komuna paguan 720 punësime fiktive çdo muaj”, tha Osmani.

Me këtë, Osmani e përcaktoi qartë ndryshimin që ofron: ndërprerjen me klientelën partiake, kthimin e transparencës dhe, më në fund, kthimin e komunës në duart e qytetarëve.

Related posts

Një 46-vjeçar i vdekur dhe një 13-vjeçare e plagosur. Familja Tërziu e përfshirë sot në incidentin e armatosur në Tetovë

Gjyla Halili

Qeveria e RMV-së vendosi të vendosë statusin e specialistëve privatë pas zgjedhjeve, vazhdojnë grevën

Gjyla Halili

Danela Arsovska ka inspektuar punimet për rindërtimin e rrugës “Aleksandar Urdarevski”

Gjyla Halili