AKTUALE

ASH: Zyrtarisht, VLEN bëhet pjesë e “Sërbski Svet”

Aleanca për Shqiptarët thekson se pas donacionit miliona euro që Bilall Kasami pranoi nga një kompani sërbe, tani edhe një funksionar tjetër i koalicionit VLEN kyçet drejtëpërdrejtë në projektin e ashtuquajtur “Sërbski Svet”

Reagimi i plotë:

Pas donacionit miliona euro që Bilall Kasami pranoi nga një kompani sërbe, tani edhe një funksionar tjetër i koalicionit VLEN kyçet drejtëpërdrejtë në projektin e ashtuquajtur “Sërbski Svet”. Zëvendës drejtori i Fondit Pensional, i emruar nga koalicioni i partive shqiptare në Qeveri ka qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes me “Republika Sërbska” të udhëhequr nga Millorad Dodik, bashkë me drejtorin e këtij institucioni që vjen nga partia ZNAM.
Me këtë akt, koalicioni VLEN edhe zyrtarisht bëhet pjesë e “Sërbski Svet”, duke u radhitur krah Stoilkoviçit, Dimitrievskit dhe Mickoskit në projektin më të rrezikshëm antishiqptar dhe anti europian.
Shqiptarët tanimë e kanë të qartë se partitë në Qeveri, pjesë e koalicionit VLEN, nuk janë vetëm vasal të heshtur, por kanë shkuar një hap më tej, duke u bërë edhe shërbetorë aktiv dhe realizatorë të skenareve të kësaj Qeverie monoetnike dhe antishqiptare.
Prandaj zgjedhjet e 19 Tetorit nuk janë thjeshtë zgjedhje komunale, por një referendum kundër “Sërbski Svet” dhe për rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve në RMV.

Banner

Related posts

Protestë në Tiranë sot për ish-krerët e UÇK-së – 60 autobusë nisen nga Kosova

Gjyla Halili

Murati: Kosova, shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë

admin

Bashkë për Bogovinën – Hapja e shtabeve në vendbanimet Bogovinë dhe Zherovjan

Gjyla Halili