AKTUALE

Kërcënimet e Durmishit ndaj administratës/ Bajram Rexhepi: Kohës së kërcënimeve dhe shantazheve po i vjen fundi!

Rasti i fundit me ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi, i cili po ushtron presion dhe kërcënime ndaj punonjësve të komunës së Terovës, është tregues i qartë i panikut dhe i një mentaliteti arkaik politik që ka sunduar Tetovën këto katër vite.

Unë i kuptoj dhe bashkëndjej me punonjësit e administratës komunale që kanë qenë nën shantazh, presion dhe frikë të vazhdueshme. Kjo është mënyra e atyre që pushtetin e shohin vetëm si mjet për kontroll e frikësim, duke shkelur dinjitetin dhe lirinë e profesionistëve që punojnë me nder.

Kjo praktikë do të marrë fund. Në komunën e Tetovës, punonjësit do të mbrohen, puna e ndershme do të vlerësohet, ndërsa kërcënuesit dhe abuzuesit e pushtetit do të përgjigjen para ligjit.

Tetova ka nevojë për administratë që punon pa presione dhe me përgjegjësi, jo nën trysninë e politikës së ngushtë e njerëzve të vegjël. Shumë shpejt, Tetova do të ketë një komunë ku sundon respekti, liria e shprehjes, e bindjeve të ndryshme dhe profesionalizmi.

Koha e frikës po mbaron, dhe një Tetovë e lirë dhe dinjitoze po vjen.

Banner

Related posts

VMRO: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për të kërkuar vota

Gjyla Halili

KUR KRITERET JASHTËLETRARE PËRDOREN PËR TË DËMTUAR LETËRSINË DHE KULTURËN!

Gjyla Halili

Roma shndërrohet në fortesë, masa të jashtëzakonshme sigurie gjatë ceremonisë mortore të Papës

Gjyla Halili