AKTUALE

EMRE METIN NESIMI Mbrojti me sukses titullin Hafiz i Kur’anit Fisnik

Sot, 06.09.2025, komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Tetovës i përbërë nga hafiz Emir ef. Kasami, hafiz Emin ef. Beadini dhe hafiz Jeton ef. Ajdini, zhvilloi seancën e tretë të provimit të hifzit për kandidatin Emre Metin Nesimi dhe me përfundimin e kësaj seance mer titullin Hafiz i Kur’anit Fisnik.

Hafizi e kreu hifzin në mektebin e xhamisë së Larme në Tetovë, nën udhëheqjen e mualimit Zulqufli ef. Asllani. Rrugëtimi i tij në mësimin-memorizimin e Kur’anit filloi më 08 dhjetor 2019 dhe përfundoi më 02 shtator 2025.

Myftinia e Tetovës, me në krye Myftiun Dr.Hfz. Selver ef. Xhemaili, uron hafizin e ri për suksesin shembullor, duke lutur All-llahun Fuqiplotë ta ndihmoj në vazhdimin e studimeve islame.

Banner

Related posts

Mediat e huaja si i komentojnë zgjedhjet në Kosovë: Nga marrëdhënia me Serbinë deri tek ndikimi i Trump

Gjyla Halili

Vazhdon kaosi në aksin Shkup-Bllacë, kompania që riparon tunelin në pushim vjetor

admin

Korridori 8, ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune! Kushtetuesja hedh poshtë iniciativën e Levicës

Gjyla Halili