AKTUALE

BDI: E turpshme që zyrtarë të kabinetit të Mickoskit sulmojnë Tiranën zyrtare

Banner

Është e turpshme dhe njëherazi alarmuese që një nga koordinatorët kombëtarë për komunikim dhe media në kabinetin e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, i paguar me paratë e qytetarëve, e ka kthyer misionin e tij kryesor në sulm të pandërprerë ndaj Tiranës zyrtare dhe institucioneve shqiptare.

Një funksionar që paguhet me rrogë nga Zyra e Kryeministrit, në vend që të ndërtojë ura bashkëpunimi, përdor gjuhën e fyerjes, të përçarjes dhe të sulmit të hapur ndaj shtetit shqiptar dhe partnerëve tanë strategjikë. Kjo nuk është më thjesht një dalje e pakontrolluar e një individi të vogël, por është një provë e qartë politike që ngre pyetje serioze për vetë Qeverinë:
A është ky qëndrimi zyrtar i Mickoskit ndaj Tiranës? Janë këto fyerje dhe shpifje produkt i linjës shtetërore të kabinetit të tij?

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk do të pranojnë kurrë që njerëz të punësuar në institucione shtetërore të shndërrohen në megafonë të VMRO-së për të hedhur baltë mbi Shqipërinë dhe mbi institucionet shqiptare.

BDI ka qenë dhe mbetet ura e bashkëpunimit me Tiranën, Prishtinën dhe partnerët ndërkombëtarë. Për këtë arsye, kërkojmë qartësi dhe përgjegjësi: A flet ky koordinator në emër të Qeverisë? Nëse jo, pse Mickoski e mban në zyrën e tij dhe e lejon të flasë në emër të shtetit?

Shqiptarët meritojnë përgjigje të drejtpërdrejta, jo heshtje të qëllimshme.

Banner

Related posts

Sela: Dibra dhe dibranët në Aleancë për Shqiptarët

Gjyla Halili

Si do të jetë moti për 1 maj!

Gjyla Halili

Hungarezët gati, përfundon procedura e tenderit publik për operatorin e tretë mobil

Gjyla Halili