AKTUALE

Deputetët e AKI-së kërkojnë nga Kushtetuesja anulimin e vendimit të Qeverisë për këshillat komunal

Dy deputetët e Aleancës për Integrim (AKI), Sali Murat dhe Blerim Bexheti, kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një iniciativë për anulimin e Vendimit nr. 41-841/7, i cili u publikua më 24 shtator 2024 dhe ka të bëjë me përcaktimin e numrit të anëtarëve të këshillave komunale.

Deputeti Sali Murat njoftoi publikisht për këtë hap dhe kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që çështja të shqyrtohet me prioritet. Ai theksoi se për shkak të urgjencës së rastit, është e nevojshme të miratohet edhe një masë e përkohshme për pezullimin e vendimit.

Në reagimin e tij, Murat theksoi:

“Pas vendimit shfuqizues nga Gjykata Kushtetuese me nr. 251/2025 të datës 26 qershor 2025 mbi dokumentin e Metodologjisë për regjistrimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021, si rezultat i të cilit u eliminuan dispozitat për përkufizimin e kategorive ‘popullata totale rezidente’ dhe ‘popullata totale jo-rezidente’, sipas vlerësimit tonë ky vendim ka mbetur pa bazë ligjore dhe është në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe parimet e sigurisë juridike. Si parim themelor i shtetit të së drejtës është se të gjitha rregullimet ligjore duhet të qëndrojnë brenda kornizës kushtetuese dhe të garantojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Për shkak të urgjencës së çështjes, kërkojmë që Gjykata ta marrë këtë iniciativë në agjendën e saj me prioritet dhe të nxjerrë një masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të vendimit të përmendur”.

Ai shtoi se do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e qytetarëve “deri në fund”.

Banner

Related posts

Ademi: Shumica parlamentare po përpiqet t’i heqë statusin e personit juridik Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, duan ta shndërrojë në zgjatim politik të Ministrisë së Drejtësisë

Gjyla Halili

Seancë ndërqeveritare dhe takim kokë më kokë Mickoski-Orban

Gjyla Halili

SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB

Gjyla Halili