AKTUALE

Blerant Ramadani: Studentët janë forca më e madhe e Sarajit

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, ka zhvilluar një takim me një grup studentësh nga Derveni, ku është shprehur i frymëzuar nga energjia dhe sugjerimet e tyre.

“Takimi me një grup të studentëve të Dervenit ishte frymëzim i vërtetë. Sugjerimet dhe energjia e tyre janë dëshmi se rinia është forca më e madhe e Sarajit. Me ju, ëndrra jonë për një Saraj modern bëhet realitet”, u shpreh Ramadani.

Ai theksoi se rinia është motori kryesor i ndryshimeve dhe se bashkë me studentët, vizioni për një Saraj të zhvilluar, modern dhe me perspektivë do të bëhet realitet.

Ramadani shtoi se këto zgjedhje do të jenë moment vendimtar për të ardhmen e komunës, ku roli i të rinjve është thelbësor për fitore.

Banner

Related posts

Ahmeti rikujton demonstratat e Prishtinës: Lavdi për guximin dhe trimërinë e të rënëve që sollën lirinë e Kosovës

Gjyla Halili

Mickoski: Strategjia për qëndrueshmëri demografike 2026–2046 është kornizë kombëtare për ardhmërinë e shtetit

Gjyla Halili

Aktivitet përkujtimor në Sërmnove për herojtë e kombit Naser Veliun dhe Nurije Zekaj

Gjyla Halili