AKTUALE

DEMANT: VLEN mashtron, fton qytetarët e Gostivarit në emër të BDI-së – Por qytetarët i kanë zbuluar

Banner

Bashkimi Demokratik për Integrim është fuqi, është energji e pashtershme, është mobilizim, entuziazëm dhe strukturë e mirëfilltë organizative. Pikërisht këtë e dëshmon edhe gjesti i shëmtuar dhe manipulativ i grupimit politik VLEN, i cili, i përballur me murin e gjallë të shqiptarëve dhe pa kapacitet për të mbledhur as një autobus me njerëz, ka shpikur metoda mashtruese për të mbushur sallat dhe sheshet.

Përmes një ftese të sajuar, ata kanë ftuar qytetarët e Gostivarit në emër të BDI-së për hapjen e shtabit të tyre. Për të futur qytetarët në mjegullim – ashtu siç janë edhe vetë në politikë dhe qeverisje – nuk kanë treguar as emrin e kandidatit dhe as subjektin politik, por vetëm lokacionin, duke dëshmuar edhe një herë se politika e tyre bazohet në mashtrim dhe manipulim.

Por vasalët e Mickoskit kanë harruar një gjë: qytetarët tashmë i kanë zbuluar dhe i kanë izoluar. Përgjigja më e mirë do të vijë më 19 tetor, kur edhe zyrtarisht do të diskualifikohen nga skena politike.

Prej kohësh, në zyrat dhe aktivitetet e tyre shfaqen vetëm një grusht njerëzish sipas një formule të njohur: disa zyrtarë të VLEN-it të shoqëruar me nga 3-4 anëtarë të familjes së tyre.

Selia e BDI-së në Gostivar dihet se ku ndodhet prej më shumë se dy dekadash. Është adresa e shqiptarëve, adresa e besimit dhe e përkushtimit, ku prej kohësh nuk ka vend për pakurrizorë, për manipulatorë të djersës së aktivistit dhe për vasalët e Mickoskit të sotëm.

BDI Dega Gostivar

Banner

Related posts

Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie

Gjyla Halili

Gashi në Dibër shpalos tri pikat e veçanta për investitorët nga mërgata

Gjyla Halili

NËNA E HEROIT TË KOMBIT AFRIM ZHITIA, VENDOSË LULE MBI VARRIN E HEROIT TË KOMBIT FADIL VATA

Gjyla Halili