AKTUALE

Blerant Ramadani: Kondova, forca dhe vizioni ynë për të ardhmen

Banner

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, sonte zhvilloi një takim me banorët e Kondovës, vendlindjes së tij. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari aktual i komunës së Sarajit, Iljas Veseli, si dhe shefi i shtabit komunal, Senehat Murtezani.

Ramadani u prit nga bashkëqytetarët e tij me ngrohtësi dhe respekt, duke e vlerësuar si një personalitet të rritur në mesin e tyre, që njihet për karakterin, përkushtimin dhe rrugën e tij jetësore. “Faleminderit nga zemra për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen tuaj! Ju jeni forca ime, dhe me ju vizioni ynë do të bëhet realitet,” u shpreh kandidati i AKI-së.

Ai theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim është zëri i dinjitetit dhe bashkimit politik shqiptar, duke punuar për barazi të plotë dhe zhvillim modern në Maqedoninë e Veriut. Ramadani shtoi se këto zgjedhje janë një mundësi historike për të konsoliduar unitetin politik dhe për të avancuar të drejtat e shqiptarëve në vend.

Banner

Related posts

Thellohet përçarja me VV-në, Osmani i kundërpërgjigjet një deklarate të Konjufcës: Qesharake

Gjyla Halili

Ndarja e çmimeve gazetareske “Nikolla Mlladenov 2023”

Gjyla Halili

Kërkesa e Ahmetit për veting, Mickoski: Mendova se me shkuarjen e BDI-së në opozitë, përfundoi humori dhe satira

Gjyla Halili