AKTUALE

Blerant Ramadani: Saraji duhet të jetë vendi ku dyert e çerdheve janë të hapura për çdo fëmijë

Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka ndarë një moment personal me ndjekësit e tij, duke treguar emocionet nga dita e parë e vajzës së tij në çerdhen e Kondovës.

“Zemra më rrahu fort, mes gëzimit e mallëngjimit, duke parë hapat e saj të vegjël drejt një bote të re. Çdo fëmijë e meriton këtë mundësi, një fillim të sigurt, të dashur dhe plot kujdes,” – shkroi Ramadani.

Ai theksoi se ky përjetim e ka bindur edhe më shumë për rëndësinë e krijimit të hapësirave të reja për fëmijët në Saraj.

“Sot, më shumë se kurrë, besoj se Saraji duhet të jetë vendi ku dyert e çerdheve të reja të jenë të hapura për çdo fëmijë,” – shtoi kandidati për kryetar.

Mesazhi i Ramadanit vjen si një premtim për përkushtim më të madh në zhvillimin e infrastrukturës së hershme arsimore dhe ofrimin e kushteve më të mira për fëmijët dhe prindërit në komunën e Sarajit.

Banner

Related posts

Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë “Roli i shkollës shqipe në ruajtjen e identitetit dhe emancipimit kombëtar”

Gjyla Halili

Hoxha: Fetai dëshmi se VLEN përfaqëson qasje të re institucionale

Gjyla Halili

Krasniqi: Kurti po e izolon Kosovën nga jashtë dhe po e keqqeverisë nga brenda

admin