AKTUALE

Agron Dedivanaj, kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, ndihmon vendlindjen me rregullimin e rrugës drejt Trieshit

Me një gjest fisnik dhe të vyer për komunitetin, Agron Dedivanaj – kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, i cili jeton e vepron prej vitesh në SHBA, ka treguar edhe njëherë përkushtimin e tij të madh për vendlindjen.

Ditët e fundit, Dedivanaj ka organizuar bashkë me qytetarët e Trieshit një aksion konkret për të mbushur gropat në rrugën që lidh zonën me Trieshin, duke lehtësuar kështu qarkullimin dhe sigurinë e banorëve. Në këtë nismë, ai ka kontribuar me mjete të veta financiare, duke treguar se dashuria për vendlindjen nuk njeh kufij as largësi.

Përveç këtij aksioni, Dedivanaj njihet për shumë veprimtari të tjera humanitare, kulturore e shoqërore që i ka ndërmarrë ndër vite, gjithmonë me synimin për të ruajtur gjallë lidhjen e diasporës me Malësinë dhe për të kontribuar në zhvillimin e saj.

“Ne, që jetojmë jashtë, kemi një detyrim moral ndaj vendlindjes. Sa herë që është nevoja, duhet të japim një dorë ndihme, sepse Malësia është gjaku dhe rrënja jonë. Pa të, nuk do të ishim as këtu ku jemi sot,” – shprehet Dedivanaj.

Ky gjest është përshëndetur gjerësisht nga banorët e zonës, të cilët theksojnë se shembuj të tillë janë dëshmi e fortë se diaspora jo vetëm që nuk e harron vendlindjen, por mbetet krah për krah me të në çdo kohë.

Rruga drejt Trieshit, përveç rëndësisë jetike për lëvizjen e banorëve, ka edhe simbolikën e lidhjes shpirtërore dhe kulturore të njerëzve me Malësinë, e kjo ndërhyrje e Dedivanajt do të mbetet një kujtim i mirë se bashkëpunimi dhe solidariteti japin gjithmonë fryte pozitive.

Related posts

Negociatat me BE-në, Mariçiq: Vetë do të vendosim kornizën kohore

admin

VLEN pyet: A do të përfundojë BDI-zimi i gjyqësisë në listën e zezë?

Gjyla Halili

Fatmir Dehari:10 vite nga fitorja historike,falemderit Kërçovë

admin