AKTUALE

Nuk është tubim as hapje shtabi, takim i Blerant Ramadanit dhe Iljas Veselit me banorët e Bojanës

Kandidati për kryetar komune në Saraj nga radhët e AKI-së, Blerant Ramadani i shoqëruar nga kryetari njëherit bartës liste Iljas Veseli sot kanë takuar banorët e Bojanë një takim i cili i rëndomtë që ngjasonte me një tubim apo hapje madhështore të ndonjë shtabi. Banorët e Bojanës një zëri folën për Sarajin që dhe për programin zhvillimorë si rregullim i rrugëve lokale, përmirësimin e ujësjellësit dhe rikthimin ebashkësisë lokale për ti dhënë zë çdo banori.

Ja postimi plotë:

Bojana, aty ku historia dhe e ardhmja bashkohen!
Sot, bashkë me kryetarin Iljas Veseli, shefin e shtabit Komunal Senehat Murtezani, vizituam Bojanën, fshatin e burrave të mëdhenj dhe të vizionarëve që lanë gjurmë, si Selim Imeri, apo Selim Bojana. Ai e deshi këtë vend, e ndërtoi me mund e sakrificë dhe i dha zhvillim në kohë të vështira.
Banorët na dhanë propozime konkrete:
• rregullimi i rrugëve lokale,
• përmirësimi i ujësjellësit,
• rikthimi i bashkësisë lokale për t’i dhënë zë çdo banori këtu, si dhe projekte madhore që do ta ndryshojnë fytyrën e fshatit, si ndërtimin e shkollës së re dhe sallës moderne për aktivitete.
Bojana ka treguar gjithmonë se çfarë mund të arrihet kur ka vizion dhe guxim. Tani është koha ta bëjmë realitet ëndrrën e saj për zhvillim, punësim dhe kushte moderne për çdo familje.
Me përkushtim, me projekte konkrete dhe me dashuri për këtë vend, Bojana do të ecë përpara!
Aleanca Kombëtare për Integrim këtë ua premton.

Related posts

Shoqata “Jehona e Malësisë” uron z. Dimal Basha për zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Gjyla Halili

IMAGJINATA  E  MUZEUT  TË  VJETËR  DHE  HIPOKONDRIA  POLITIKE

Gjyla Halili

Ali Ahmeti përgëzon Lladrovcin për fitore

Gjyla Halili