AKTUALE

Bajram Rexhepi pritet krahë hapur nga banorët e Bozovcës, ankohen se komuna i ka haruar se janë pjesë e saj

Banner

Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga shefi i shtabit komunal Blerim Osmani, ditën e sotme të vikendit vizitoi Malësinë e Tetovës respektivisht fshatin Bozovcë ku u prit krah hapur me këngë e çifteli nga banorët e këtij fshati. Banorët e Bozovcës u ankuan se pushteti lokal i ka haruar si pjesë të saj duke mos investuar asnjë qindarkë në këtë pjesë.

Gjatë këtij takimi kandidati për kryetar komune Bajram Rexhepi theksoi se që në ditët e para të qeverisjes me komunën do të angazhojnë personel të ndërmarrjes i cili do të kujdeset për analiza të regullta për ujin e pijshëm sidhe do të organizohen linja me itinerar të caktuar për transport që kjo zonë e malësisë të mos izolohet. Rexhepi më tej premtoj se komuna do të angazhohet seriozisht në zhvillimin e kësaj zone pasi Bozovca ka potencial të jashtëzakonshëm zhvilimor, por meriton më shumë kujdes, vëmendje dhe punë. Dhe pikërisht kjo është rruga që do ta ecim #Bashkë për Bozofcën.

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj:Sot i tham territ jo,për vatrën tonë stërgjyshore,për Malësinë

admin

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind

Gjyla Halili

Rexhepi: Butoni moti është shtypur për Koridorin 8

Gjyla Halili