AKTUALE

Leskovica: Vota është arma më e fuqishme në demokraci – mos e shisni!

Në një reagim në rrjetet sociale, Ilaz Leskovica ka bërë thirrje të fuqishme për qytetarët që të mos bien pre e shitjes së votës në ditën e zgjedhjeve. Ai e krahasoi këtë akt me një tradhti në fushëbetejë:

“Shitja e votës në ditën e zgjedhjeve është njësoj sikur t’ia shesësh armën kundërshtarit në fushëbetejë, e pastaj të kujtohesh se duhet të luftosh me të,” – tha Leskovica.

Sipas tij, arma më e fuqishme që qytetarët kanë në një demokraci është pikërisht vota. Duke e shitur atë, qytetarët nuk e zgjidhin problemin e tyre, por përkundrazi, e zgjatin padrejtësinë edhe për katër vite të tjera.

“Vota jote ka vlerë shumë më të madhe se disa para që mund të marrësh atë ditë. Mendo, vlerëso dhe jepi mbështetjen atij që është më i miri,” – përfundoi Leskovica, duke apeluar për një vendimmarrje të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme.

Banner

Related posts

DUA HIFZI NË SLLATINË TË TETOVËS

Gjyla Halili

Krenar Lloga kundër propozimligjit të VLEN-it: “Vulë e nënshtrimit, mjet për fushatë mashtruese

Gjyla Halili

Specialja: 20 korriku nuk është data kur shpallet aktgjykimi për Thaçin dhe tjerët, afati është zgjatur deri atëherë

Gjyla Halili