AKTUALE

Bajram Rexhepi: Tetova do të ketë një komunë që punon me afate, me transparencë dhe me përgjegjësi publike

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar iniciativën e tij “Kalendari Publik”, një platformë që synon të sjellë rregull, planifikim dhe transparencë të plotë në aktivitetet e komunës.

Sipas Rexhepit, çdo aktivitet i komunës, nga punimet në rrugë deri te ngjarjet kulturore, do të shpallet paraprakisht dhe do të jetë i qasshëm për qytetarët. Kjo do t’u mundësojë qytetarëve të dinë:
Çfarë projektesh dhe aktivitete janë planifikuar,
Kur do të realizohen,
Kush është përgjegjës për to.

“Planifikim të hapur, shërbime të qarta, qytetarë të informuar. Tetova do të ketë një komunë që punon me afate, me transparencë dhe me përgjegjësi publike”, tha Rexhepi.

#AleancaKombëtarePërIntegrim #BashkëPërTetovën ✅

Banner

Related posts

VLEN: Informojmë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë të mos bien pre e manipulimeve të BDI-së

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Tetova e Hapur do të thotë që qytetarët të kenë qasje të plotë te çdo vendim që merret në emër të tyre

Gjyla Halili

Inaugurimi i Presidentes/ S`kanë të ndalur reagimet – Athina dhe Sofja me paralajmërime për RMV-në!

Gjyla Halili