AKTUALE

Kontabilisti i mirënjohur nga Tetova Asllan Koka pyet publikisht Bilall Kasamin

Kontabilisti i njohur, Asllan Koka, ka ngritur publikisht dyshime për një shumë të madhe të shënuar në bilancin financiar të Komunës së Tetovës. Bëhet fjalë për 53.716.000 denarë (rreth 873 mijë euro), të regjistruara në zërin 742 – Donacione nga shtetet e huaja.

Koka i është drejtuar me pyetje Bilall Kasamit, i cili më herët kishte deklaruar se mjetet nuk vijnë nga ndonjë shtet i huaj, por nga një biznes privat, pronari i të cilit është serb.

Ai kërkon sqarime se si është e mundur që këto para të figurojnë në bilanc si “donacione nga shtetet e huaja”, nëse në fakt bëhet fjalë për një kompani private.

Ja postimi plotë:

❓ Pyetje për Bilall Kasamin

Në bilancin e Komunës së Tetovës, shuma 53.716.000 denarë (≈ 873 mijë €) është e shënuar tek zëri 742 – Donacione nga shtetet e huaja.

Ti thua se këto janë nga një biznes privat, pronari i të cilit është serb.
👉 Atëherë, nga cili shtet i huaj janë regjistruar këto para në bilanc?

⚖️ Qytetarët meritojnë transparencë – jo lojëra fjalësh me miliona denarë.

Banner

Related posts

Televizioni Actv humb pronarin Albert Spahi, Dedivanaj: “Kontributi i tij për çështjen kombëtare do të shkruhet me shkronja të arta në historinë tonë të lavdishme”

Gjyla Halili

Nikollë Camaj në COSAC në Budapest: Mali i Zi, për pro-natal e pro-family program për të ruajtur kohezion në kohën kur migrimet krijojnë disbalans në demografinë e një vendi europian

Gjyla Halili

Analiza e 2023/ Dumani raporton në KLP: DEA dhe FBI janë atashuar në zyrat e SPAK

Gjyla Halili