AKTUALE

Ali Ahmeti kujton Nënë Terezën: Kujtojmë me nderim të thellë simbolin e humanizmit, dashurisë dhe paqes

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar 115-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë.
“Sot, në 115-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, kujtojmë me nderim të thellë simbolin e humanizmit, dashurisë dhe paqes.
Shqiptarja nga Shkupi i dhuroi botës vlerat më të çmuara të popullit të saj, dashurinë për njeriun, humanizmin dhe përkujdesjen për më të dobtit.
Emri i Nënë Terezës sot ndriçon në shumë kryeqytete të botës, në sheshe dhe universitete, ashtu si në Shkup ku Universiteti “Nënë Tereza”, qendra klinike universitare dhe arteria kryesore e korridorit 8 mbajnë me krenari emrin e saj.
Le të jetë vepra e saj udhërrëfyes për të gjithë ne, për të dashur më shumë, për të ndihmuar më shumë dhe për të ndërtuar një shoqëri me më shumë mirësi”, shkruan Ahmeti.

Banner

Related posts

Taipi dhe Neziri bashkë për një Teracë më të bashkuar më afër qytetarit

Gjyla Halili

Pse duhet të votohet koalicioni-Fronti Evropian, nën drejtimin e Ali Ahmetit?

Gjyla Halili

Takimi Mickoski – Taravari, fillojë largimet nga VLEN, Rexha: Marre ju koftë!

Gjyla Halili