AKTUALE

Përfundoi pushimi vjetor për deputetët, nuk ka paralajmërime për aktivitete tjera deri në fund të javës

Pushimi vjetor për deputetët zyrtarisht përfundoi. Puna e Shtëpisë ligjvënëse fillon sot me takim të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me raportuesit parlamentarë, në të cilin do të informojë për aktivitetet aktuale në dhomën ligjvënëse, pas bashkërendimit të rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare. Në ueb faqen e Kuvendit, përveç brifingut me gazetarët, Kuvendi nuk ka planifikuar aktivitete të tjera deri në fund të javës.

Pushimi i deputetëve u ndërpre më 16 gusht kur u thirr një seancë e jashtëzakonshme për Propozim-ligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, pas një procedure të shkurtuar që nuk kaloi për shkak të mungesës së shumicës së Badinterit. Më parë, më 13 gusht seancë mbajti edhe Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, i cili formoi një Komision për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Zakonisht, pushimi i deputetëve fillon pas Festës Kombëtare Ilinden.

Kryetari i Kuvendit Gashi më 9 gusht i shpalli zgjedhjet lokale për 19 tetor. Kuvendi pritet të mbajë seanca plenare dhe të komisioneve deri para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale më 29 shtator.

Në brifingun e fundit me gazetarë, kryetari i Kuvendit kujtoi se dhoma ligjdhënëse, është në mbledhje të përhershme dhe se nëse është e nevojshme, deputetët do të thirren në seanca.

Banner

Related posts

Rezultatet e konkursit për ndarjen e 500 bursave për nxënësit e paraleleve duale nga profesioni i shëndetësisë për vitin shkollor 2023/2024

Gjyla Halili

Traileri i filmit ‘Barbie’ shton kuriozitetin te të gjithë

admin

Vlasov Sulaj sjell “EPOS” në ABF-Toronto 2026 — një rrëfim vizual mes dokumentarit dhe abstraktes

Gjyla Halili