AKTUALE

Bajram Rexhepi (AKI): Çdo të mërkurë “Dita e Hapur me Kryetarin” për qytetarët e Tetovës

Banner

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar një nismë të re për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët informon Tetovasot.

Ai ka theksuar se Tetova ka nevojë për një kryetar që nuk fshihet pas dyerve të zyrës, por del përballë qytetarëve të vet. “Çdo të mërkurë, dera ime do të jetë e hapur. Pa pengesa, pa ndërmjetës, pa lista të privilegjuarish. Kushdo që ka një hall, një propozim apo një ide, do të ulet ballë për ballë me kryetarin e komunës. Çdo pyetje do të marrë përgjigje, çdo zë do të dëgjohet”, deklaroi Rexhepi.

Sipas tij, vetëm me një udhëheqësi të hapur dhe afër qytetarëve mund të ndërtohet besimi dhe të sigurohet e ardhmja e Tetovës.

“Tetova ka ardhmëri vetëm me udhëheqësi që është e gatshme të dëgjojë dhe të veprojë”, ka shtuar ai.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti uron KF Shkëndija

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Reçica e Vogël vendi i kthesave të mëdha dhe vula e fitores së 19 Tetorit

Gjyla Halili

REISUL ULEMASË MORI PJESË NË PËRCJELLJJEN PËR NË BOTËN TJETÊR TË MERHUMIT HAFIZ EMIN EF. HASANI NGA NEGOTINA

admin