AKTUALE

Blerim Bexheti nga Saraji: Bashkë vazhdojmë drejt referendumit të 19 tetorit

Banner

Saraji, ditë e mbushur me aktivitete politike

Takimi me rininë në parkun e Sarajit!
Sot Saraji u pa ndryshe, i mbushur me energji rinore. Kandidati për kryetar komune, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual Iljas Veseli, zhvilluan një takim frymëzues me rininë.
Të rinjtë e Sarajit dëshmuan se politika për ta nuk është vetëm fjalë, por mundësi reale për të ndryshuar përditshmërinë. Çdo propozim, ide dhe ëndërr e tyre do të integrohet në plan-programin 2025-2029.
Ky aktivitet tregoi një rini që guxon, mendon dhe kërkon të jetë pjesë e çdo vendimi që ndikon në të ardhmen e komunitetit.

Takimi i Këshillit Vendor të BDI-së në Saraj!

Mbrëmja solli një tjetër aktivitet politik në Saraj. Në kuadër të Këshillit Vendor të BDI-së, nëndega e Sarajit u mblodh për t’u koordinuar me strukturat lokale.
Në këtë takim u theksua rëndësia e unitetit, angazhimit dhe bashkëpunimit për të forcuar punën organizative dhe për ta bërë zërin e qytetarëve edhe më të fuqishëm.
Mesazhi kryesor ishte i qartë: vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe përkushtimit kolektiv, do të mund të avancohen interesat e qytetarëve të Sarajit.

Drejt referendumit të 19 tetorit!

Banner

Related posts

Propozimi i BDI-së që garanton sundimin e ligjit

Gjyla Halili

Ahmeti: Liria erdhi pikërisht nga djemtë të cilët po përballen sot me drejtësinë në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e shokët e tyre

Gjyla Halili

Fatmir Dehari nga Kollara: Punët flasin vetë – rrugët na afrojnë me njëri-tjetrin dhe me zhvillimin që e duam të gjithë

Gjyla Halili