AKTUALE

Valdet Xhaferi: Gostivari padrejtësisht sakatohet nga qeveria monoetnike Vmro-Len

Gostivarit sot po i priten duart dhe këmbët me vendimin antikushtetues e antiligjor të qeverisë monoetnike VMRO–LEN, që mohon mbi 30.000 gostivaras në mërgim, që janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik e shoqëror të qytetit tonë.

Vendimi i sjellë sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në kundërshtim flagrant me çdo normë kushtetuese, ligjore dhe njerëzore, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për qytetin tonë.
Vendim i marrë njëanshëm duke anashkaluar votën dhe zërin e anëtarit shqiptar të KSHZ-së, Gostivarin do ta godet me pasoja të parikuperueshme në aspekt ekonomik, shoqëror dhe institucional.

Ky akt i paligjshëm jo vetëm që zvogëlon numrin e këshilltarëve nga 31 në 23, por është edhe thellësisht diskriminues pasi nuk llogarit si banor rezident mbi 30.000 gostivaras që janë me punë të përkohshme në diaspor!

Ta mohosh mërgatën do të thotë të sakatosësh të ardhmen e qytetit!
Ky vendim i padrejtë është antikombëtar, antikushtetues dhe jodemokratik.

Kërkojmë me urgjencë që institucionet gjyqësore kompetente ta rrëzojnë këtë vendim, duke rikthyer drejtësinë dhe respektin për vullnetin e qytetarëve të Gostivarit, pa diskriminim dhe pa shtypje të zërit të tyre!

Banner

Related posts

Lloga: Synojnë të normalizojnë idenë se do të hiqen vetëm 3-4 nene nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve! Këto nene përbëjnë vetë thelbin e ligjit i cili garanton përdorimin e gjuhës shqipe

Gjyla Halili

Mickoski për sindikatat: Qeveria e mëparshme e ka rritur në mënyrë artificiale pagën minimale dhe nuk e ka paguar

Gjyla Halili

Nazmi Jakurti viziton Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, premton bashkëpunim me diasporën

Gjyla Halili