Sot, 20 gusht (e mërkurë), me ftesë të Ministrit të Vakfit dhe Çështjeve Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Dr. Abdullatif bin Abdulaziz Al-Sheikh, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori për marrëdhënie me botën Arabe H. Ismet ef. Ademi, këto ditë po qëndron për vizitë zyrtare në Mekken e Bekuar të Mbretërisë së Arabisë Saudite.Në këtë takim zyrtar, mes Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Ministrit Al-Sheikh, u nënshkruan të gjitha pikat të cilat i përmbante dokumenti i memorandum-bashkëpunimit, dokument ky i cili u miratua një vit më parë në selinë e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – në Shkup, me koordinim të krerëve të dy institucioneve.Ky memorandum-bashkëpunimi parasheh forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale, projektet e përbashkëta në sferën e jetës fetare, kulturore, edukativo – arsimore, si dhe roli dhe kontributi i këtyre dy institucioneve në kultivimin e klimës së tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës në nivel rajonal dhe ndërkombëtarë.Gjatë qëndrimit të tij në Mekkën e Bekuar, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, sonte do të jetë mysafir nderi i Ministrit Dr. Abdullatif bin Abdulaziz Al-Sheikh në ceremoninë finale të përmbylljes së edicionit të 45’të të Garave Ndërkombëtare Kur’anore.Allahu ju bekoftë!
