AKTUALE

Bajram Rexhepi takon qytetarët e Drenovecit: Bashkë do të sjellim zhvillimin e vërtetë

📍Në Drenovec nuk ka më vend për mashtrime!

Banorët kërkojnë rrugë të rregulluara mbi stadiumin e qytetit, ujë të pijshëm për pjesët periferike, ndarje të shkollës së Drenovecit si subjekt i pavarur dhe një fushë sportive moderne me bar artificial për fëmijët.

Ndërkohë, premtimet e pushtetit aktual mbetën në letër ose improvizime të turpshme. Rruga pranë kazermës e papërfunduar, stadiumi i qytetit i harruar, bulevardi industrial që nuk shpie askund, rrugët e cigllahanës të parregulluara dhe gjimnazi “7 Marsi” i shkatërruar, ku këtë vit, shaku i keqmenaxhimit u regjistruan vetëm 22 nxënës.

Me programin #PërTetovënERe, këto kërkesa do të jenë prioritet. #Bashkë sjellim zhvillim të vërtetë, dhe një shpresë të re për Drenovecin. ✅
_________

Banner

Related posts

Autostrada Shkup-Tiranë-Durrës-Vlorë nis të ndërtohet sot

admin

Lazim Destani: Regjistrimi dhe votimi i mërgatës shqiptare është jashtëzakonisht i rëndësishëm

Gjyla Halili

Kooperativa “Sharri” hap pikën e re të shitjes në kuadër të projektit për fuqizimin e zonave rurale

Gjyla Halili