AKTUALE

Bajram Rexhepi takon banorët e fshatit Poroj: Premtimet e udhëheqsisë së kaluar kanë mbetur vetëm në letër

Kandidati për kryetar komune në Tetovë nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga shefi i shtabit komunal Blerim Osmani në vazhdën e takimeve për përgaditjen e platformës për Tetovën e Re sonte është pritur krah hapur e me zemër nga banorët e Porojit të cilët theksuan shqetësimet dhe zhgënjiminne tyre për lënien anash të çerdhes, urave që lidhin fshatin dhe rrugëve lokale të cilat Kasami i haroi.

📍Vazhdojmë #Kuvendimin #PërTetovënERe me banorët e Porojit!

Disa nga sfidat me të cilat përballen banorët ende mbeten të pazgjidhura, ndërsa premtimet kanë mbetur vetëm në letër.

Rruga hyrëse që mban emrin e veprimtarit Nevzat Halili është në gjendje të mjerueshme, njësoj si shumë rrugë të tjera brenda këtij vendbanimi.

Urat që ndajnë fshatin, veçanërisht ura pranë Xhamisë, janë të dëmtuara dhe paraqesin rrezik për sigurinë e banorëve.

Të gjitha këto çështje, përfshirë edhe dukurinë e largimit të të rinjve, do t’i adresojmë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, duke ofruar një perpsektivë zhvillimore, në programin tonë #PërTetovënERe, që po e hartojmë #Bashkë me qytetarët. ✅

Banner

Related posts

Deputetja Rina Ajdari: Imperializmi rus pas Ukrainës, cak të sulmeve duket se i ka vendet e Ballkanit Perëndimor

Gjyla Halili

Ministri Fatmir Limani në Samitin IV të Diasporës Shqiptare në Tiranë

Gjyla Halili

Pëllumb Vela do jetë drejtor i ri i Spitalit të Tetovës

admin