AKTUALE

Rruga e Selishtit – një rrugë që bashkon, falë bashkëpunimit!

Shkruan: Marjan Lulgjuraj

Me shumë kënaqësi përuruam sot rrugën e Selishtit, një projekt që për vite me radhë ishte vetëm një ëndërr për banorët e zonës. Zgjerimi i rrugës u bë i mundur falë kontributit të çmuar të Mark Nikollës Lulgjuraj i cili tregoi përkushtim të vërtetë për vendlindjen.
Ndërsa asfaltimi i saj u realizua nga Komuna që tregoi vullnet dhe angazhim konkret për të sjellë ndryshim të prekshëm në jetën e banorëve.
Ky është shembulli i bashkëpunimit që sjell zhvillim – kur qytetarët dhe institucionet punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët.

Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e këtij suksesi!

I nderuar z. Mark Nikollë Lulgjuraj

Me gjithë zemër ju shprehim falënderimet tona më të përzemërta për kontributin tuaj të pashoq dhe për përkushtimin e sinqertë ndaj çështjeve të komunitetit. Humanizmi juaj, gatishmëria për të ndihmuar dhe vlera që përçoni përmes çdo veprimi janë shembull frymëzimi për të gjithë ne.

Veprimtaria juaj e gjerë dhe kontributi juaj i vazhdueshëm në shumë projekte me rëndësi në Malësi flasin për një përkushtim të rrallë e të admirueshëm. Nëpërmjet ndihmës suaj janë realizuar iniciativa që kanë prekur jetën e shumë njerëzve, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsim, kulturë, zhvillim lokal dhe ndihmë sociale. Kjo dëshmon jo vetëm për aftësinë tuaj organizative, por mbi të gjitha për shpirtin tuaj të madh dhe zemrën që rreh fort për të mirën e përbashkët.

Fjalët tuaja përshëndetëse drejtuar të pranishmëve sot ishin të mbushura me dashamirësi, urtësi dhe respekt – ashtu siç është edhe vetë prezenca juaj mes nesh. Ju jeni një shembull i gjallë i njeriut që nuk kursen asgjë për të ndihmuar, për të dhënë dhe për të përmirësuar jetën e të tjerëve.

Ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni. Ju urojmë shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe suksese të pandërprera në çdo hap të jetës suaj!

Me mirënjohje dhe respekt të thellë,
Marjan Lulgjuraj

Related posts

Zgjedhjet në Tuz:Deri në ora 17 dalja 54.67 përqind

admin

Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para!

Gjyla Halili

Administrata publike në funksion të nevojave të qytetarëve

admin