AKTUALE

Bajram Rexhepi nga lagja Shaip Kamberi: “Ne Jemi Zëri i Ndryshimit – #Për Tetovën E Re!”

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi gjatë ditës së sotme i shoqëruar nga shefi i shtabit komunal Blerim Osmani kanë takuar banorët e lagjes “Shaip Kamberi” në Tetovë për të bashkëbiseduar dhe për të dëgjuar idetë e tyre për Tetovën e Re.

📍#Kuvendojmë me banorët e lagjes Shaip Kamberi.
Një lagje e njohur për intelektualët, mësuesit, profesorët dhe punonjës e arsimit. Lagjja që dikur rrezatonte dhe ishte sinonim i arsimit tetovar. E sot, Gjimnazi i Tetovës është lënë totalisht në harresë, pa investime e pa vizion.
Përveç problemeve me infrastrukturën dhe mungesës së hapësirave të rregulluara publike, diskutuam për nevojën e një reformë të thellë në arsim, që nxënësit të përgatiten sipas kërkesave të tregut të punës.
Programin #PërTetovënERe po e ndërtojmë bashkë me qytetarët, në çdo lagje dhe për çdo zë që kërkon ndyshim. ✅

Related posts

Kasami ultimatum Taravarit: Ose me ne ose me BDI-në

Gjyla Halili

Zv/kryeministri Mexhiti paralajmëron ndërtimin e dy shkollave në Çair

Gjyla Halili

Çitaku: Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend, angazhohu pak për largimin e sanksioneve

admin