AKTUALE

Ash Guci: Komuna e Gucisë nuk duhej të vepronte në bazë të urdhërave politik të ministres

Banner

REAGIM MBI HEQJEN E BUSTIT NË VUTHAJ

Të papranueshme veprimet e pushtetit lokal në Guci, duke rrëzuar bustin e Isuf Çelajt, në Vuthaj.
Pra, përveç problemeve ekonomike, që janë cekur ndërkohë, nga infrastruktura, organizimi për ditën e komunës, pastaj manifestimi qesharak i 1 Gushtit në Sheshin Ali Pashë Gucia, tashmë erdhi në rradhë edhe busti në Vuthaj.

Arsyetimi i Ministrisë së kulturës, e cila i ishte drejtuar komunës edhe më herët, se busti është pa leje, u garantojmë që leja ishte më së paku problem, problem ishte dhe është historia, ajo shqiptare.
Tendenca për t’a njollosë, me akuza të pabaza se i njëjti kishte kryer krime ndaj civilëve, është e përgaditur mirë nga qarqet antishqiptare, sepse në atë kohë nuk ishte gjallë. Kurse reagimi i menjëhershëm i komunës në orët e hershme të mengjesit, për ta hequr, duket se ishte mirë i koordinuar.

I kërkojmë publikisht Levizjës për Guci të tregojnë se nuk janë dy karrige më të mëdha sesa interesi nacional, të dali nga pushteti lokal aktual, dhe të rrëzoi këtë pushtet të brishtë – meqë është e mundshme matematikisht, sepse kjo levizje e bën shumicën prej 16 (nga 30 total).

Është momenti i fundit të ulemi, të gjithë e të formojmë shumicën e re, me Kryetar komune shqiptar! Çdo veprim tjetër, rrespektivisht, mosveprim, do të thotë që janë kryer me bashkërendim.

ALTERNATIVA SHQIPTARE – DEGA GUCI

Banner

Related posts

Vazhdon debati në Kuvend për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

admin

Despotovski me mesazh simbolik para Muzeut të Qytetit të Shkupit e njoftoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së

Gjyla Halili

Kurti e fton në Prishtinë opozitën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, iu prinë Taravari

Gjyla Halili