AKTUALE

Deputetja Ajdari: Besëlidhja, fuqizim i rrolit historik në jetën politike shqiptare

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, ka theksuar se “Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim ka marrë përsipër një rol të madh dhe historik në jetën politike të shqiptarëve”.

Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim është dëshmi e gjallë se kur kombi bashkohet rreth një ideali të madh, ai bëhet i pathyeshëm dhe i pandalshëm në rrugën drejt së ardhmes, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i deputetes Rina Ajdari:

Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim ka marrë përsipër një rol të madh dhe historik në jetën politike të shqiptarëve. Kjo është një frymë e re që i jep zë dinjitetit kombëtar, barazisë dhe integrimit të drejtë të shqiptarëve në të gjitha institucionet dhe proceset vendimmarrëse.

Kjo besëlidhje ka arritur të shndërrojë zhgënjimin e njerëzve në energji për ndryshim, duke dëshmuar se politika mund të jetë me vizion dhe me interes kombëtar. Me vendosmëri dhe unitet, Besëlidhja po e dëshmon se shqiptarët nuk pranojnë më rolin e nënshtruar, por kërkojnë atë që u takon me dinjitet dhe ligj.

Është garanci që fjala “barazi” të mos mbetet vetëm premtim, por të kthehet në realitet të prekshëm.
Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim është dëshmi e gjallë se kur kombi bashkohet rreth një ideali të madh, ai bëhet i pathyeshëm dhe i pandalshëm në rrugën drejt së ardhmes.

Më shumë se kurrë kemi nevojë për #Besëlidhje
#Bashkim
#Dinjitetkombëtar

Zhvillimet e sotme në Kuvend dhe dështimi i pozitës erdhi pikërisht si rezultat i kësaj besëlidhje.

Banner

Related posts

Prokuroria bëri të ditur moshat e 59 personave që humbën jetën nga zjarri në Koçan – mosha më e re 16 vjeç

Gjyla Halili

Mickoski për Ditën e Policisë: Misioni i policit është i shenjtë, nuk është vetëm uniformë

Gjyla Halili

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) përgëzon z. Albin Kurti dhe LËVIZJEN VETËVENDOSJE për fitoren e tyre të rëndësishme zgjedhore.

Gjyla Halili