AKTUALE

Pakënaqësi në Studeniçan nga aktivistët e VLEN-it!

Banner

Emir Ismaili, aktivist i njohur i VLEN-it, ka reaguar publikisht kundër paraqitjes së një kandidati anonim për kryetar të komunës së Studeniçanit. Në një deklaratë të fortë, Ismaili shprehet se është e papranueshme që përfaqësues të panjohur të garojnë në emër të VLEN-it, ndërkohë që ata nuk njihen nga baza e aktivistëve, transmeton POPULLI.mk

“Si është e mundur që unë, që gjithmonë kam qenë në vijën e parë të betejës, të mos e njoh fare këtë person? Tetori është afër — populli nuk harron dhe nuk pranon lojëra me kandidatë anonimë! Dhe ku ishte ky kandidat deri dje? A ka qenë ndonjëherë në radhët e VLEN-it? Sepse unë, me të vërtetë, nuk e njoh!”, deklaroi Ismaili.

Ai theksoi se Nëndega e VLEN-it në Batinc nuk e përkrah këtë kandidat, pasi ai nuk ka marrë pjesë asnjëherë në mbledhje apo tubime të lëvizjes. Sipas tij, 33 anëtarë të nëndegës janë bashkë me të në kundërshtimin e këtij vendimi.

Banner

Related posts

Mexhiti: Rruga e drejtë po bashkon forcat e sinqerta!

Gjyla Halili

Sot varrosen viktimat nga zjarri në Koçan, Qeveria miratoi protokoll për raportimin e mediave

Gjyla Halili

Nikollë Camaj në 25 vjetorin e bombardimeve të  NATO-s: T’i ruajmë miqtë tonë!

Gjyla Halili