AKTUALE

Bfi e Rmv: Votimi për një opsion politik të caktuar mbetet çështje individuale dhe personale.

Me rastin e vendimit të Kuvendit të RMV për zgjedhjet lokale Bashkësia fetare islame e RMV del me këtë:

DEKLARATË PËR OPINION

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut është një organizatë që merret ekskluzivisht me organizimin e jetës fetare islame dhe, si e tillë, është plotësisht apolitike dhe apartiake

Sipas normativës së saj, ndalohet që bartësit e funksioneve fetare – nga niveli republikan deri tek ai lokal – të përdorin postin e tyre dhe objektet fetare për qëllime politike, në shërbim të cilësdo parti apo kandidati që garon në zgjedhje parlamentare apo lokale.

Votimi për një opsion politik të caktuar mbetet çështje individuale dhe personale.

Prandaj, apelojmë tek të gjitha institucionet, entet, organet dhe faktorët e Bashkësisë Fetare Islame që të mos keqpërdorin pozicionet e tyre për qëllime politike

Me këtë rast, Bashkësia Fetare Islame shpreh urimet e saj për të gjithë garuesit në zgjedhjet lokale, duke ju dëshiruar gara korrekte, demokratike, të qeta dhe zhvillimin e një ambienti paqësor gjatë gjithë procesit zgjedhor – për të mirën e përbashkët të shoqërisë sonë.

Ju priftë e mbara.

ZYRA PËR INFORMIM PRAN BFI E RMV

Banner

Related posts

Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Osmani – Lajçakut: Kosova ka treguar vullnet për shtensionim, ofroi zgjedhje të reja në veri

admin