AKTUALE

Doktoranti Mahmud ef. Emini angazhohet si Referent i Myftinisë së BFI Tetovë

Me rastin e pensionimit të referentit të deritanishëm të Myftinisë së Tetovës, Mr. Xhemil ef. Memeti, detyrën e re e merr doktoranti Mahmud ef. Emini.

Mahmud ef. Emini është i lindur më 17.09.1993 në Tetovë, filloren e ka kryer në shkollën “Liria” në Tetovë, ndërsa shkollën e mesme e ka kryer në Medresenë Isa Beu në Shkup. Ka përfunduar studimet universitare (baçelor) në Turqi, në Universitetin “İstanbul Şehir Üniversitesi” në Stamboll. Studimet pasuniversitare (master) i ka kryer në Universitetin “Marmara Üniversitesi” në drejtimin e Jurisprudencës Islame, me rezultate të shkëlqyera. Aktualisht, është në fazën përfundimtare të studimeve të doktoratës në të njëjtin fakultet. Ka përvoj si imam në shumë xhami në diasporë dhe në vend.

Mahmud efendiu zotëron njohuri të gjera në fushën e çështjeve fetare dhe dallohet për prirjet organizative (pjesëmarës në shumë organizime në shtete të ndryshme në Europë, Amerikë dhe në Lindjen e Mesme), komunikim të mirë dhe përkushtim në përmbushjen e detyrave. Përveç gjuhës shqipe, turke dhe maqedone, ai flet rrjedhshëm gjuhën arabe dhe angleze.

Në statusin civil, është i martuar dhe baba i dy vajzave.

Myftinia e BFI Tetovë i uron mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, duke shprehur bindjen se përvoja akademike dhe cilësitë e tij do të kontribuojnë në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të punës së institucionit.

All-llahu ia hapt dyert e suksesit 🌹

Banner

Related posts

Bexheti: Fronti Europian fitues absolut i zgjedhjeve, në zonën një pres katër mandate!

Gjyla Halili

Deri më 12 shkurt targat e veturave duhet të ndryshojnë në “NMK”, afishet do të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë

Gjyla Halili

Osmani pas tarifave të Trump: Maqedonia është futur në të njëjtën kategori me Serbinë dhe Kinën, me tarifë 33%-37%

Gjyla Halili