AKTUALE

Seancë solemne e Qeverisë me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Qeveria sot do të mbajë një seancë solemne me rastin e shënimit të 24 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në seancë, siç ka njoftuar shërbimi për shtyp i Qeverisë, do të mbajë fjalim kryeministri Hristijan Mickoski.

Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit iu dha fund konfliktit disa mujor në vend në vitin 2001. Marrëveshja u nënshkrua më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno, Shkup, nga atëherë presidenti i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri dhe lideri i atërhershëm i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, si dhe liderët e atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe të PDSH-së, Arben Xhaferi. Nënshkrimet mbi marrëveshje i vendosën edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, Fransua Leotar dhe Xhejms Perdju.

Banner

Related posts

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj deklaratës së Mickoskit

Gjyla Halili

Lladrovci pret të rinjtë e “Brain Gain” të cilët dhuruan 440 tituj librash

Gjyla Halili

Grubi: Dakordimi i dyanshëm i Kosovës dhe Serbisë mbi propozimin franko-gjerman, hap me rëndësi jetike për stabilitetin e rajonit

admin